Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Salim Sulejmani jep dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të ASH-së dhe nga pozita e deputetit në Kuvendin e RMV-së

Përditësimi i fundit: 2025/05/18 at 12:34 PM
Publikuar May 18, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i ASH-së dhe koalicionit VLEN, Salim Sulejmani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e ASH-së dhe nga pozita e deputetit në Kuvendin e Maqedonisë.
Ja dhe postimi i tij i plotë:
Informim për dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të ASH-së dhe nga pozita e deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të nderuar anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, partnerë të koalicionit VLEN, qytetarë të nderuar dhe ju media
Me përgjegjësi të plotë morale, profesionale dhe politike, ju informoj se po jap dorëheqjen time nga të gjitha funksionet partiake brenda Aleancës për Shqiptarët, si dhe nga pozita ime si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vendimi për t’u përfshirë në politikë dhe për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 lindi nga një ndjenjë e thellë përgjegjësie dhe dëshirë për të sjellë ndryshim real në jetën e qytetarëve tanë. Kam qenë gjithmonë i bindur se përmirësimi i shoqërisë kërkon jo vetëm kritikë dhe angazhim qytetar, por edhe përfshirje të drejtpërdrejtë në vendimmarrje. Pra, angazhimi im nuk ishte një ambicie personale, por një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një realiteti të hidhur që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e përjetonin çdo ditë.
Koalicioni VLEN nuk ishte një bashkim i rastësishëm politik. Ai lindi si rezultat i domosdoshëm dhe i vonuar i zhgënjimit të thellë që shqiptarët përjetuan për vite me radhë nga BDI, një parti që për më shumë se dy dekada ka qenë pjesë e pushtetit dhe është prezantuar si përfaqësuesja legjitime e shqiptarëve, por realiteti ka treguar të kundërtën, ajo u shndërruar në një strukturë të izoluar, të lidhur ngushtë me interesat personale dhe klanore, duke keqpërdorur pushtetin për pasurim të një grushti individësh dhe duke injoruar hallet e qytetarëve të thjeshtë. Parti që dikur erdhi me premtimin e përfaqësimit të denjë, por përfundoi duke u shndërruar në simbol të korrupsionit, arrogancës dhe kapjes së shtetit. Unë u bëra pjesë e VLENI-it, sepse besoja se ky koalicion u krijua pikërisht si antipod i kësaj strukture të kalbur, si një alternativë politike që synon të rikthejë shpresën, të rivendosë drejtësinë dhe t’i japë shqiptarëve përfaqësimin e denjë që u mungon prej vitesh.
Fatkeqësisht, ajo që kemi parë në kohën e fundit është një devijim i plotë i Aleancës për Shqiptarët nga kjo frymë politike, dhe një largim i hapur nga qëllimet për të cilat u bashkuam me koalicionin VLEN. Afrimi me BDI-në në prag të zgjedhjeve lokale ka sjellë një devijim të rëndë nga parimet për të cilat ishim angazhuar. Ky bashkëpunim politik është një shkelje e premtimeve tona dhe e përfaqësimit që qytetarët shqiptarë meritojnë. Ky veprim për mua është i papranueshëm, pasi nuk mund të jem pjesë e një aleance që bëhet për arsye të interesave të ngushta politike e me njerëz të përmendur në lista të zeza ndërkombëtare për përfshirje në afera të rënda.
Për këtë arsye, duke ndjekur principet e mia dhe duke pasur parasysh përgjegjësinë ndaj atyre që më mbështetën, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake dhe nga pozita ime si deputet, duke falenderuar me krejt qenien time të gjithë ata që me votuan, më kanë mbështetur dhe besuar gjatë kësaj periudhe.
Dhe për në fund!
Të dashur strugan dhe të gjithë Ju qytetarë të nderuar që më dhatë besimin dhe mbështetjen duke më votuar! Dua tu them se kauza ime nuk përfundon këtu, ajo vazhdon edhe më fuqishëm, por gjithmon me Ju dhe për Ju. Vetëm se angazhimi im do të jetë në sfera të tjera dhe në mënyrë tjetër, ku jam i sigurt se shërbimi ndaj Jush do të jetë shumëfish më i madh. Andaj ju premtoj se shumë shpejtë nga sot, do ti ndjeni frytet dhe do ti shikoni gjurmët e angazhimit tim në të ardhmen. Nga ju të dashurit e mi, dua vetëm durim dhe mirëkuptim, derisa e vërteta të dalë e plotë në sipërfaqe.
Me respekt,
Mr. Salim Sulejmani
Ish deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

TOP Lajmet

SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin
Lajme
3shi.net 18 Maj, 2025 May 18, 2025
Artikulli i mëparshëm Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vend
Artikulli tjetër Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Arsovska në Parlamentin Evropian: Pushteti qendror ndërhyn në punën e pushtetit lokal

    3shi.net October 14, 2024
    BDI: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhje për krizën e legjitimitetit
    Pendarovski: Jam i zhgënjyer nga BE-ja dhe disa vende evropiane!
    Osmani në New York përfaqëson Kosovën në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara
    Vebi Kajtazi: Amerika legjitimoi ndërhyrjen e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Grubi në listën e zezë të ShBA-së
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani: Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm

    May 18, 2025
    Lajme

    Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?