Sali takon Koordinatoren e OKB-së, në fokus, reformat dhe integrimi evropian

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar takim me Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Columbia, ku në fokus ishte bashkëpunimi me sistemin e OKB-së dhe mbështetja për prioritetet reformuese të vendit.

Sali theksoi rëndësinë e harmonizimit të agjendave zhvillimore me procesin integrues evropian. “Diskutuam për harmonizimin e prioriteteve të Kornizës së re të Bashkëpunimit të OKB-së 2026–2030 me agjendën kombëtare të reformave dhe procesin e integrimit evropian”, thuhet në njoftim.

Ai nënvizoi se bashkëpunimi është veçanërisht i rëndësishëm në disa sektorë kyç. “Fokusi është veçanërisht në fushat e zhvillimit social, ekonomisë së qëndrueshme, tranzicionit të gjelbër dhe qeverisjes së mirë”, theksohet më tej.

Zëvendëskryeministri Sali vlerësoi rolin e OKB-së në proceset reformuese dhe zhvillimore të vendit. “Kombet e Bashkuara mbeten një partner i rëndësishëm në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

Takimi vjen në kohën kur vendi po vazhdon proceset reformuese dhe përpjekjet për avancimin e integrimit evropian përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull