Zv/kryeministrit i parë, dh eministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot në Shkup ka zhvillar një diskutim të drejtpërdrejtë me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migrim, Magnus Brunner.
“Si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, e theksova qartë: Maqedonia e Veriut po jep rezultate në reforma. Po ecim me ritëm të fuqishëm në sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe përmbushjen e kritereve hapëse”, ka njoftuar Sali.
Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për migracionin, sigurinë kufitare dhe luftën kundër krimit të organizuar, fusha ku RMV është kontribuues aktiv në sigurinë evropiane.
“Hapa edhe çështjen e Sistemit të Hyrje-Daljes dhe ndikimin e tij mbi shoferët profesionistë. Për një vend që varet plotësisht nga transporti rrugor, kjo nuk është çështje teknike, por ekonomike. Nevojitet një zgjidhje pragmatike dhe e drejtë që mbron stabilitetin dhe zinxhirët e furnizimit. Drejtimi ynë është i qartë: Reforma. Rezultate. Evropë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Sali.

