Sali: Miratohet rregullorja për të drejtën e shtesës në pagë për punonjësit e angazhuar në strukturat e BE-së dhe IPA-s

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar rregullorja për të drejtën e shtesës në pagë për punonjësit e angazhuar në strukturat e Bashkimit Evropian dhe Instrumentit të Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA).

Në një status publik, Sali theksoi se ky vendim është pjesë e agjendës reformuese të Qeverisë, e cila, sipas tij, po vazhdon me dinamikën e paraparë. Ai vlerësoi se masat e ndërmarra dëshmojnë përkushtimin e vazhdueshëm institucional për forcimin e kapaciteteve administrative, si dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit.

“Agjenda reformuese po vazhdon me dinamikën e paraparë, duke reflektuar përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë për forcimin e kapaciteteve administrative dhe përparimin e procesit të integrimit evropian”, ka deklaruar Sali.

Vendimi synon të motivojë dhe të mbështesë në mënyrë më të drejtpërdrejtë kuadrin administrativ të përfshirë në proceset e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian dhe në zbatimin e projekteve të financuara përmes IPA-s.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull