Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali mori pjesë në një ngjarje të veçantë kulturore në Prishtinë, ku performoi Filharmonia e Kosovës, në kuadër të festimeve për pavarësinë e Kosova.
Në reagimin e tij publik, ai theksoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje artistike, duke e cilësuar si një përmbyllje dinjitoze të festimeve shtetërore.
“Performanca e Filharmonisë së Kosovës në Prishtinë ishte mënyra më e bukur për të përmbyllur festën për nder të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tij.
Ai bëri të ditur se në këtë aktivitet mori pjesë së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e dimensionit kulturor dhe simbolik të ngjarjes.
“Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, morëm pjesë në këtë ngjarje të veçantë kulturore, e cila solli emocione dhe krenari për të gjithë të pranishmit”, theksoi ai.
Sipas tij, repertori i përzgjedhur i mbrëmjes krijoi një lidhje mes trashëgimisë kulturore dhe frymës bashkëkohore.
“Nën tingujt e një repertori të përzgjedhur me finesë, mbrëmja mori dimensionin e një dialogu mes traditës dhe bashkëkohësisë, ku muzika u shndërrua në gjuhë të përbashkët kujtese, krenarie dhe shprese”, thuhet më tej në njoftim.

