Një nga liderët e VLEN-it, Bekim Sali në Click Plus në TV21 tha se është i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas Salit, deri në vitin 2028, BDI nuk do të arrijë të riformohet.
“Zgjedhjet e ardhshme në të cilat ndoshta mund të sfidohemi në zgjedhje, do të jetë viti 2032. Për arsye se funksionimi i deritanishëm i VLEN-it dhe koalicionit qeveritar ka dëshmuar se kemi rrugë të sigurt në zhvillimin ekonomik. Deri më 2028 nuk besoj që BDI do të riformohet apo do të riorganizohet dhe të jetë parti politike që e sfidon VLEN-in. Zgjedhje të rregullta do të ketë. 2028 ne e konsiderojmë se është zgjedhje ku për fat të keq nuk do të ketë opozitë dhe 2032 mund të jetë vit zgjedhor ku mund të sfidohemi nga një gjeneratë e re që mund të vijë në BDI”, theksoi Sali.

