Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në Ministrinë për çështje evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur rreth shkrirjes së Alternativës në VLEN, ka nënvizuar se Alternativa e para e ka bërë hapin drejtë shkrirjes në VLEN, duke dhënë dorëheqje kryetari i saj.
“Nëse ju kujtohet Alternativa e bëri hapin e parë. Me dorëheqjen e ish kryetarit të partisë politike i cili tha unë nuk e ndjej veten që duhet të jam pjesë e procesit të bashkimit të VLEN-it si një parti politike. Dhe e bëri hapin e parë duke lënë hapësirë që të jetë i zëvendësuar. Dhe në mënyrën më demokratike e dëshmoi se të gjithë ne jemi të përkohshëm. Edhe unë jam i përkohshëm në Alternativë. Nesër mund të jam edhe i përkohshëm në VLEN. Jam i përkohshëm edhe në ekzekutiv. Kështuqë, të gjithë ne në forma të ndryshme kemi dëshmuar se jemi të gatshëm për këtë proces. Dhe se do ta përkrahim. Deklaratat e llojit të dorëheqjes nga kryesia qëndrore për hir të formimit të VLEN-it. Së shpejti do të mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Qëndror për ta diskutuar për shkrirjen e strukturave politike. Janë deklarata e të gjithë eksponentëve. Nëse e vëreni nuk ka asnjë deklaratë të tipit nuk jemi të gatshëm për këtë proces”, deklaroi Sali.

