Sadiku hyn në garë me vizion të qartë: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

1 Min. Leximi

Likovës i shtohet zyrtarisht një kandidat me profil të lartë dhe vizion të qartë për të ardhmen. Nexhmedin Sadiku do të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Likovës si kandidat i Koalicionit VLEN, duke e konsideruar këtë një thirrje për shërbim ndaj qytetarëve të kësaj komune me histori krenare dhe qëndresë të palëkundur.

Në njoftimin publik për kandidaturën e tij, Sadiku u shpreh se është thellësisht i përkushtuar për t’i dhënë Likovës drejtimin që Meriton, drejtim që sjell zhvillim, investime të drejta dhe përfaqësim të dinjitetshëm.

- Advertisement -

“Koha është tani që krenaria dhe potenciali i Likovës të shndërrohen në veprime konkrete që ndikojnë pozitivisht në jetën e përditshme të secilit prej nesh”, tha Sadiku.

Ai paralajmëroi një fushatë ndryshe nga e zakonshmja pa gjuhë urrejtjeje, pa ndasi politike, por me ide të qarta dhe projekte të realizueshme që burojnë nga nevojat reale të banorëve të Likovës.

“Fushata jonë do të jetë e bazuar në respekt, vizion dhe ndërtim, jo në fyerje e ndasi. Do të prezantojmë një program me zemër, për të ndërtuar një komunë ku të rinjtë kanë perspektivë, të moshuarit kanë dinjitet dhe të gjithë kanë vend”, theksoi ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull