Sabriu dhe Velkovski takojnë KSHZ-n: Të drejtën e votës ta gëzojnë të gjithë

1 Min. Leximi

Zëvendësministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini Gjoko Velkovski dhe sekretari Shtetëror në këtë ministri Fatmir Sabriu, zhvilluan sot një takim të rëndësishëm me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Në qendër të diskutimit ishte përmirësimi i qasjes në të drejtën e votës për personat me nevoja ndryshe, me synimin që këta qytetarë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese në mënyrë sa më dinjitoze, të lehtë dhe të barabartë me të gjithë.

“Angazhimi ynë është i qartë: askush të mos mbetet pas,” theksoi Sabriu në një postim në rrjetet sociale. “Të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata me aftësi të kufizuara, duhet të kenë mundësi të barabarta për pjesëmarrje në proceset demokratike.”./Zyrtare.net/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull