“Sa shumë Zvicër te Kosova”

2 Min. Leximi

Gazeta e madhe zvicerane, “Blick”, ka shkruar për futbollistët e Kosovës që kanë të kaluar te Zvicra.

Zvicra e Kosova takohen sonte nga ora 20:45 në nismë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

- Advertisement -

Rreth 200 mijë kosovarë jetojnë në Zvicër, ndërsa disa prej tyre, si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kanë bërë famë përmes futbollit dhe i kanë dhënë formë përfaqësueses së Zvicrës.

- Advertisement -

Por edhe te Kosova ka lojtarë me të kaluar te Zvicra.

Leon Avdullahu është i lindur e i rritur në Zvicër. Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës dhe tani ka vendosur për Kosovën.

“Si selektor i Kosovës jam shumë i lumtur që gjithnjë e më shumë lojtarë po zgjedhin Kosovën. Kjo tregon se lojtarët shohin se diçka është zhvilluar këtu në vitet e fundit”, ka thënë selektori i Kosovës, Franco Foda.

Dy portierët e Kosovës, Arijanet Muriq e Amir Shaipi po ashtu janë të lindur në Zvicër. Shaipi ka luajtur për të rinjtë e Zvicrës.

Fidan Aliti është i lindur në Zvicër dhe ishte te Zurichu. Tre lojtarë tjerë nga Zvicra, Bledian Krasniqi, Donat Rrudhani e Kreshnik Hajrizi për këtë grumbullim janë vetëm në listën rezervë.

Një tjetër lojtar i rritur në Zvicër, Florent Hadërgjonaj, mungon për shkak të lëndimit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull