Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Sa punohet për riintegrimin e të burgosurve në shoqërinë kosovare?

Përditësimi i fundit: 2024/07/25 at 6:14 PM
Publikuar July 25, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qëllimi i një dënimi me burgim konsiderohet risocializimi dhe riintegrimi i një personi të burgosur në shoqëri.

Por, nga organizatat joqeveritare thonë për Radion Evropa e Lirë se në institucionet korrektuese në Kosovë ka mungesë të programeve adekuate për të arritur këtë qëllim. Sipas tyre, programet zakonisht janë grupore dhe të njëjta për të gjitha institucionet.

- Reklamim -

Që programet rehabilituese të jenë të suksesshme “duhet të vlerësohen nevojat individuale të secilit të burgosur, sepse secili ka karakteristika të veçanta dhe nevoja të veçanta për t’u rehabilituar dhe për t’u risocializuar”, vlerëson Fatmire Haliti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila monitoron punën e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK).

Një tjetër sfidë, sipas Halitit, por edhe sipas ish-drejtorit të SHKK-së, Sokol Zogaj, është edhe buxheti. Raporti vjetor për 2023-tën i SHKK-së tregon se ai kishte një buxhet prej 20.7 milionë eurosh. Këtë vit, SHKK-ja parashihet të ketë 8 milionë euro më shumë, kryesisht për investime kapitale.

“Që të burgosurit të përmirësohen dhe të riintegrohen, duhet që shteti të paguajë, të ketë buxhet të madh, në mënyrë që t’ua sigurojë kushtet”, thotë Zogaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, Haliti thotë se, përveç mungesës së buxhetit, ka edhe mungesë të kuadrove të specializuara për programet individuale për risocializim dhe riintegrim.

Sfida e kategorizimit të të burgosurve

Shqetësues, po ashtu, vlerësohet edhe kategorizimi i të burgosurve, por Zogaj thotë se për të vendosin gjykatat.

Avokati i Popullit ka thënë se sa i përket kategorizimit, ka pasur përparim në institucionet e reja, por kjo sfidë mbetet në institucionet që janë në objekte të vjetra dhe nuk kanë hapësirë të mjaftueshme.

Edhe QKRMT-ja ka adresuar çështjen e kategorizimit, duke marrë si shembull personat me çrregullime mendore, të cilët ka thënë se janë të shpërndarë në të gjitha institucionet, njësoj sikurse përdoruesit e substancave narkotike.

“Në mungesë të kategorizimit, apo ndarjes së mirëfilltë të tyre, mungon edhe risocializimi apo rehabilitimi i tyre”, thotë Haliti.

Ajo shton se, për dallim nga e kaluara, tani ka më pak raste kur në një qeli vendosen persona që kanë dënime më të gjata me ata me dënime më të shkurtra.

Kompensimi “dekurajues” për punë

Kosova ka disa qendra korrektuese dhe edukuese, si Qendrën edukuese korrektuese në Lipjan, Burgun e sigurisë së lartë, Qendrën korrektuese për femra dhe të mitur në Lipjan, Qendrën korrektuese në Dubravë, Qendrën korrektuese në Smrekonicë, dhe qendrat e paraburgimit në Gjilan, Mitrovicë, Lipjan, Prizren dhe Pejë.

Në burgje – që janë të llojeve të ndryshme, sikurse të tipit të hapur, gjysmë të hapur dhe të mbyllur – ka edhe punishte, ku të burgosurit me sjellje të mirë lejohen të punojnë.

Në raportin e tij vjetor për 2023-tën, Avokati i Popullit ka kërkuar përmirësim të kushteve të punës për të burgosurit dhe rritjen e pagesës për ta. Aktualisht, çdo i burgosur që punon paguhet 1 euro në ditë.

Këtë kompensim, Haliti e konsideron “dekurajues” për punën e të burgosurve brenda burgjeve. Megjithatë, ajo thotë se ka interesim mes tyre për të punuar.

Vitin e kaluar, histori suksesi, sipas QKRMT-së, u konsiderua Smrekonica, ku të burgosurve që patën sjellje të mirë dhe nuk patën ndonjë incident iu mundësua puna jashtë burgut.

Të burgosurit angazhohen në fusha të ndryshme, sikurse në bujqësi e blegtori, në prodhimin e letrave të tualetit e të qeseve plastike, por trajnohen edhe në floktari e rrobaqepësi.

Cilësia e shkollimit

Me qëllim të integrimit më të mirë në shoqëri, institucionet korrektuese në Kosovë ofrojnë edhe shkollim. Ndonëse të burgosurit në moshë madhore duhet të plotësojnë disa kritere për t’iu mundësuar shkollimi, të miturve u sigurohet shkollim i vazhdueshëm.

Ndonëse QKRMT-ja vë në pah se cilësia në shkollimin e të miturve nuk është ashtu siç do të duhej të ishte, për shkak të mungesës së mësimdhënësve dhe për shkak të klasave të kombinuara, Zogaj, megjithatë, thotë se qendra për të mitur në Lipjan është më e mirë se ato në Ballkan.

Pavarësisht se institucionet korrektuese ofrojnë trajnime dhe punë për të burgosurit, kur ata dalin nga burgu nuk kanë një vend pune, por as nuk monitorohen – përveç atyre që lirohen me kusht.

Përcjellja e përparimit

KRMT-ja ka kërkuar që institucionet të hartojnë një strategji, e cila, përveç shërbimit korrektues, do të përfshinte edhe përcjelljen e përparimit të risocializimit dhe të rintegrimit të tyre në shoqëri. Sipas Halitit, “ata, nëse lirohen nga burgu dhe nuk gjejnë një vend pune, një trajnim apo diçka tjetër, mund t’i përsërisin veprat penale”.

Gjendja e burgjeve në Kosovë është përmendur edhe në raportin e fundit për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të Shtetit, ku thuhet se burgjet dhe qendrat e ndalimit në Kosovë plotësojnë “disa standarde ndërkombëtare”.

Megjithatë, sipas DASH-it, qendrat e paraburgimit “vazhdojnë të kenë probleme, përfshirë raportimet për dhunë mes të burgosurve, ekspozim ndaj radikalizmit fetar dhe qëndrimeve politike dhe trajtimit jo të duhur të të burgosurve me probleme mendore”.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 25 Korrik, 2024 July 25, 2024
Artikulli i mëparshëm Mucunksi-Geer: Fokusi i qeverisë së re është përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE
Artikulli tjetër Anulohen 50 fluturime në aeroportin e Frankfurtit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Mickoski: “One Stop Shop”, hapje e një perspektive të re, për qytetarët, ekonominë dhe rajonin

    3shi.net April 12, 2025
    Pse sot është më vështirë të shkohet në Hënë sesa para 50 vjetëve?
    Aplikacioni “TVSH-ja ime” do të mbesë në fuqi edhe me formimin e Qeverisë së re
    Bayraktar TB3 arrin lartësi prej 11 kilometrash me motorin e prodhimit vendas
    Tërmeti me magnitudë 5.9 ballë godet Turqinë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?