Rruga “Ferid Murad” në Çair po merr pamje të re, përfundon rikonstruksioni i plotë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot po vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Ferid Murad”, një nga arteriet më të rëndësishme të komunës.

Sipas tij, pjesa më e madhe e rrugës po shtrohet me asfalt, duke përmbyllur rikonstruksionin e tërësishëm të saj. Investimi pritet të ndryshojë dukshëm pamjen e kësaj pjese të Çairit dhe të përmirësojë përditshmërinë e qytetarëve, shkruan 3shi.net

“Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, po ndërtojmë Çairin që kemi premtuar. Sot, rezultatet e kësaj pune shihen gjithandej”, ka theksuar Mexhiti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull