Rritje prej 2,3 për qind e studentëve të regjistruar në vitin akademik 2024/2025

1 Min. Leximi

Në vitin akademik 2024/2025 në studimet deridiplomike janë regjistruar 53 535 studentë, që paraqet rritje prej 2.3% krahasuar me vitin paraprak 2023/2024, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Mbi gjysma e të regjistruarve, 31 734 apo 59.3%, janë studente.

- Advertisement -

Numri më i madh i studentëve, 76.8%, janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë shtetëror, ndërsa 23.2% janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë privat.

“Në vitin e parë të studimeve, në këtë vit akademik janë regjistruar 14 644 studentë ose 27.4% e numrit të përgjithshëm (këtu përfshihen studentët që regjistrohen në vitin e parë për herën e dytë, tretë dhe më shumë herë), ndërsa 13 825 studentë në vitin e parë janë regjistruar për herë të parë”, citon ESHS në postim.

Në vitin akademik 2024/2025, numri më i madh i studentëve (13,371) u regjistrua në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, e ndjekur nga fusha e biznesit, administrimit dhe drejtësisë (10,839) dhe teknologjive të informacionit dhe komunikimit (8,875). Numri më i vogël i studentëve u regjistrua në fushën e bujqësisë, pylltarisë, peshkimit dhe mjekësisë veterinare (740).

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull