Rritje pagash për punonjësit e Librave Amë, nënshkruhet marrëveshja kolektive

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë së Librave Amë, Faton Fazliu, ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive me sindikatat, një hap që sjell për herë të parë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në pagat e të gjithë të punësuarve në këtë institucion.

Sipas Fazliut, që nga marrja e detyrës ai ka synuar të lë një ndikim konkret përmes veprave, duke vënë theks të veçantë te përmirësimi i kushteve për punonjësit, të cilët i cilëson si shtylla kryesore e funksionimit të institucionit.

Marrëveshja e re parasheh rritje të pagave në tri faza:

  • 7% nga marsi 2026
  • 7% nga marsi 2027
  • 7% nga marsi 2028

Ai theksoi se kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit me sindikatat dhe mbështetjes nga Qeveria, duke e konsideruar si një vlerësim të merituar për angazhimin e përditshëm të punonjësve.

“Për dikë mund të jenë vetëm përqindje, por për ne është një hap i rëndësishëm drejt dinjitetit dhe respektit për punën që bëhet çdo ditë”, është shprehur Fazliu.

Me këtë marrëveshje, Drejtoria e Librave Amë synon të përmirësojë jo vetëm mirëqenien e stafit, por edhe cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull