Rritja natyrore e popullsisë vitin e kaluar ishte negative si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale. Vitin e kaluar kishte 4.140 persona të vdekur se sa numri i lindjeve. Numri më i madh i vdekjeve ishte në zonat urbane. Rajoni i Shkupit ka pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesën më të vogël me 5.8%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave në RMV, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në zonat urbane në vitin 2024, në zonat urbane kanë lindur të gjallë 9.694 fëmijë, që përbën 60.4% të numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla, ndërsa kanë vdekur 12.826 persona, që është një rritje negative natyrore prej -3.132 personash.
Në zonat rurale në vitin 2024, ka pasur 6.367 fëmijë ose 39.6% të numrit të përgjithshëm të lindjeve të gjalla, ndërsa kanë vdekur 7.375 persona, që është një rritje negative natyrore prej 1.008 personash.
Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa rajoni lindor ka pjesëmarrjen më të vogël me 5.8%. Ndërsa në numrin e përgjithshëm të vdekjeve, sipas rajoneve, rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe me 30.3%, ndërsa rajoni verilindor ka pjesëmarrjen më të vogël me 8.0%.
Numri i vdekjeve të foshnjave në zonat urbane është 28, ndërsa 19 foshnje kanë vdekur në zonat rurale.