Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Avganistan, 800 të vdekur, mbi 2000 të lënduar

1 Min. Leximi

Bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin mbrëmjen e së dielës është rritur ndjeshëm. Ministria e Brendshme e Talibanëve konfirmon se më shumë se 800 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 2,800 të tjerë janë plagosur
Tërmeti, me magnitudë 6.0, goditi provincën verilindore Kunar pranë kufirit me Pakistanin rreth orës 23:47 me orën lokale. Epiqendra u regjistrua në një thellësi prej 14 kilometrash, sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, dhe ngjarja u pasua nga disa pasgoditje të forta, përfshirë një tërmet 5.2 ballë.
Zonat më të goditura janë malore, ku banesat prej balte dhe guri janë shembur plotësisht, duke rrafshuar disa fshatra të tërë. Pamjet nga vendngjarja tregojnë helikopterë që transportojnë të plagosurit dhe banorë që ndihmojnë ekipet e shpëtimit për të nxjerrë trupat nga rrënojat.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull