Rreth 30 mijë qytetarë iu bashkuan aksionit të madh për pastrimin e Shkupit

1 Min. Leximi

Rreth 30 mijë qytetarë morën pjesë sot në aksionin e madh për pastrimin e hapësirave publike në Shkup, raporton 4news.mk.

Në aksion u përfshinë kryetarë komunash, përfaqësues të ambasadave, personalitete publike, të rinj dhe vullnetarë, të cilët pastruan parqe, lagje, rrugë dhe hapësira të tjera publike në disa pjesë të qytetit.

Organizatorët theksuan se qëllimi, përveç pastrimit, është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.

Ata u bënë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë vazhdimisht në mbajtjen pastër të qytetit.

Aksione të tilla pritet të organizohen dy herë në muaj, me synimin që kujdesi për mjedisin dhe përgjegjësia qytetare të bëhen praktikë e rregullt.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull