Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Rokas: Kohët e vështira janë një mundësi për të përmirësuar gjërat në planin afatgjatë

Përditësimi i fundit: 2025/05/09 at 4:09 PM
Publikuar May 9, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kohët e vështira mund të jenë një mundësi për të nxjerrë mësime të vërteta, për t’u angazhuar n; realiyimin e veprave dhe për të përmirësuar gjërat në plan afatgjatë. Kjo është pikërisht ajo që bënë themeluesit e BE-së 75 vjet më parë. Kjo është pikërisht ajo që kërkojnë qytetarët e BE-së. Kjo është pikërisht ajo që kërkojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht të rinjtë. Në nëntë muajt e parë të qëndrimit tim në vend, takova shumë shpesh të rinj, kudo që udhëtova. Ata ishin unanimë, nuk shohin të ardhme tjetër përveçse të bëhen qytetarë të familjes së BE-së, tha dje ambasadori i BE-së Mihalis Rokas në pritjen me rastin e 9 majit – Ditës së Evropës, e cila u mbajt në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Në pritjen, në të cilën morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ministra, kryetarë bashkish, deputetë, ambasadorë të shteteve anëtare, vendeve të tjera dhe përfaqësues të mediave, ambasadorja e BE-së theksoi se këtë vit Dita e Evropës mbahet më pak se dy muaj pas tragjedisë së paparë në Koçani, në kushte të trazirave të vazhdueshme gjeopolitike, por edhe në një kohë të angazhimit të përbashkët dhe hapave të dukshëm për të përmirësuar gjërat – për vendin dhe për Evropën në tërësi.

- Reklamim -

“Këtë vit shënojmë 75-vjetorin e Deklaratës së Shumanit. Një vizion i lindur pas luftës më të përgjakshme në historinë e njerëzimit, e cila bashkoi ish-kundërshtarë që lanë pas mosmarrëveshjet e së kaluarës. Një ide që paralajmëroi një epokë të re paqeje, integrimi dhe bashkëpunimi demokratik në Evropë. Sot, ky vizion sfidohet në thelb nga lufta brutale e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Rusia e ka sjellë terrorin dhe shkatërrimin e konfliktit ushtarak përsëri në tokën evropiane, duke u përpjekur ta privojë Ukrainën nga pjesë të territorit të saj dhe nga e drejta sovrane për të zgjedhur të ardhmen e saj. Sulmet ruse vrasin pa dallim burra, gra dhe fëmijë, gjë që është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare. Përballë agresionit, populli ukrainas tregoi guxim heroik për të mbrojtur vendin e tyre dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur lirinë e të gjithë Evropës. Ne u bëjmë homazh të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre dhe humbën të dashurit e tyre në këtë luftë. Lavdi Ukrainës!, tha Rokas.

Ai theksoi se në thelb të Deklaratës së Shumanit është aspirata për të punuar së bashku, për të arritur vlera të ndërsjella dhe solidaritet, për të mirën e qytetarëve.

“Solidariteti është tipar dallues i vendit ku po mbahet kjo pritje. Komuniteti artistik ndërkombëtar mblodhi një koleksion mbresëlënës veprash arti në solidaritet me Shkupin pas tërmetit katastrofik të vitit 1963. Më vonë ato gjetën një vend në këtë ndërtesë të jashtëzakonshme, të ndërtuar si pjesë e një aksioni ndërkombëtar solidariteti për rindërtimin e qytetit. Solidariteti shënoi edhe orët e para pas ngjarjes më tragjike në historinë e kohëve të fundit të vendit – zjarrit në Koçani. Brenda pak orësh, 115 persona të lënduar me djegie të rënda u transferuan për trajtim në shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere. Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së dhe veprimi i shpejtë dypalësh në ato momente të vështira kanë dëshmuar edhe një herë se janë instrumente të fuqishme të solidaritetit evropian. Duke u ngritur mbi dallimet e çdo lloji. Dhe duke ndihmuar në shpëtimin e jetës së shumicës së të plagosurve – i vetmi ngushëllim që mund të kemi pas humbjes së 62 personave, kryesisht të rinj”, vuri në dukje Rokas.

Ambasadori i BE-së theksoi se për t’u ofruar ndihmë shtesë familjeve në Koçan, ata organizuan një ekspozitë të veçantë me vepra arti. Kjo u bë e mundur falë iniciativës së Shoqatës së Artistëve DLUM, anëtarët e së cilës dhuruan veprat e tyre të jashtëzakonshme për këtë kauzë të rëndësishme. Të gjitha veprat e ekspozuara të artit janë në shitje dhe çdo denar i mbledhur do të shkojë direkt në mbështetje të familjeve të prekura nga Koçani, përmes Kryqit të Kuq.

Ai informoi gjithashtu se së bashku me rrjetin “Europe House”, më 25 maj, po organizojnë gara solidariteti dhe alpinizëm për Koçanin në qytete të ndryshme anembanë vendit. Të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të paguajnë një tarifë simbolike regjistrimi, ku të gjitha të ardhurat do të dhurohen direkt në një llogari të veçantë të Kryqit të Kuq.

“Duhet të nxjerrim mësime nga tragjedia. Le të sigurohemi që asgjë e ngjashme të mos ndodhë në të ardhmen. Që të mbijetuarit dhe të gjithë të rinjtë në vend do të jetojnë në kushtet që aspirojnë dhe meritojnë dhe jo në kushtet në të cilat miqtë e tyre në Koçani u bënë viktima”, tha Rokas.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te reformat në vendin tonë, duke theksuar se Plani i Zhvillimit i jep një shtysë të madhe këtij procesi. Ambasadori i BE-së theksoi se vendi ynë ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që nënshkroi marrëveshjet e nevojshme dhe mori fonde paraprake financimi nga Plani i Zhvillimit, falë Agjendës së Reformës, e cila, siç theksoi ai, u hartua me angazhimin konstruktiv të dy qeverive të ndryshme dhe dy përbërjeve të ndryshme të Parlamentit.
“I njëjti përkushtim është i nevojshëm për ta kthyer Agjendën e Reformës në realitet. Kjo do t’u lejojë qytetarëve dhe bizneseve të përjetojnë përfitimet e anëtarësimit në BE para anëtarësimit”, tha Rokas.

Ai theksoi se këto përfitime po ngushtojnë hendekun e zhvillimit, qasjen graduale në Tregun e Përbashkët të BE-së dhe rezultatet e dukshme në fushën e vlerave thelbësore – sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë funksionimin e institucioneve, qeverisjen, tranzicionin e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Këto janë aspirata, shtoi ai, që dëshirohen qartë nga qytetarët dhe bizneset, pasi ata dëshirojnë me padurim ta shohin vendin e tyre si anëtar të BE-së.

“Kjo aspiratë kërkon guxim, pragmatizëm dhe unitet kombëtar për t’u arritur. Siç tha së fundmi komisionerja Marta Kos, “le të mendojmë me guxim” – sepse “Unioni ynë është ndërtuar gjithmonë nga ata që guxuan të mendonin përtej kufizimeve të kohës së tyre”. Kjo vlen për të gjithë – udhëheqësit e BE-së, elitat politike të vendeve kandidate dhe të gjithë qytetarët tanë, tha ambasadori i BE-së Mihalis Rokas, në pritjen e djeshme me rastin e Ditës së Evropës, e cila këtë vit u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Evropiane të Investimeve.

TOP Lajmet

Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë
Arsim
Mexhiti gjatë aksionit ”Fundjava e Pastrimit”: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët
Lajme Politikë
Kasami modest, përvesh krahët dhe i bashkohet aksionit për pastrimin e Tetovës
Lajme Politikë
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes në Shtip dhe katër bashkëpunëtorët e tij nga Turqia
Lajme
SOKOLI: E vërteta për rastin e Kumanovës, kush e organizoi?
Lajme
Sela fton deputerët e Taravarit të rikthehen në shtëpi: Ata e panë gënjeshtrën dhe degradimin, me mua kishin peshë dhe mbështetje
Lajme
3shi.net 9 Maj, 2025 May 9, 2025
Artikulli i mëparshëm Bilall Kasami përkujton protestën e 9 majit: Kthesa e shpresës për shqiptarët e Maqedonisë
Artikulli tjetër Murtezani: E ardhmja evropiane e Maqedonisë nuk është zgjedhje por vendim

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Mark Rutte: Është nder i madh të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

    3shi.net June 26, 2024
    Gjermani, opozita bën thirrje për zgjedhje të parakohshme pas rënies së koalicionit qeveritar
    Hulumtim | Dhuna shumë e përhapur te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut
    Kuvendi miratoi ligjin për lojrat e fatit, Grubi: U tha u bë!
    Silvinjo: EURO 2024 është një sfidë e vështirë por jo e pamundur
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Sofia dhe Muhamed, emrat më të popullarizuar për foshnjat në Berlin gjatë vitit 2024

    May 9, 2025
    Lajme

    Një minorene nga Shkupi u dha 25,000 euro shokëve të klasës që të mos e rrihnin vëllain e saj të sëmurë

    May 9, 2025
    Lajme

    Mucunski: Nevojitet armëpushim i menjëhershëm në luftën në Ukrainë

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti gjatë aksionit ”Fundjava e Pastrimit”: Mjedisi i pastër është prioritet i yni i përbashkët

    May 9, 2025
    Lajme

    Të dielën do të ketë regjim të veçantë trafiku në Shkup

    May 9, 2025
    LajmePolitikë

    10 vjet nga ngjarjet e 9 dhe 10 Majit në Kumanovë

    May 9, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?