Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

RMV, 15 doktorë shkencash dhe 550 magjistër shkencash rrinë në shtëpi të papunë

Përditësimi i fundit: 2024/01/20 at 1:03 PM
Publikuar January 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjithsej 15 doktorë shkencash, 550 magjistra dhe 6688 persona me arsim të lartë të përfunduar janë në kërkim të punës, sipas të dhënave për muajin dhjetor 2023, të Agjencisë së Punësimit të RMV (APRMV). Në këtë listë, me numër më të madh janë ata të fushës së shkencave juridike dhe ekonomike, shkruan Meta.mk.

Siç informojnë nga APRMV, nga magjistrat e shkencave që presin për punësim, shumica janë magjistra të shkencave juridike, shkencave ekonomike dhe administrimit të biznesit. Pastaj në listë vijojnë inxhinierë-arkitekt, magjistra të farmacisë, të shkencave politike, pastaj magjistra të menaxhimit të marketingut, shkencave psikologjike dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

- Reklamim -

“Për sa u përket doktorëve të shkencave, në evidencën e personave të papunë janë regjistruar doktor i shkencave ekonomike, doktor i shkencave politike, doktor i shkencave informative, pastaj doktor i shkencave të shëndetësisë publike, doktor i shkencave në fushën e sigurisë, doktor i çështjeve juridike, doktor i shkencave filologjike, doktor i çështjeve sociale dhe i politikës sociale, doktor i pedagogjisë dhe profile të tjera të personave të papunë që janë doktorë shkencash”, kanë thënë nga APRMV.

Personat e papunë, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, zakonisht udhëzohen të marrin pjesë në trajnime ku mund të fitojnë njohuri dhe aftësi shtesë, kurse punëdhënësit motivohen të organizojnë trajnime në vendet e tyre të punës, me pajisjet dhe teknologjinë e tyre, në mënyrë që të të trajnojë kandidatët potencialë sipas nevojave të tyre.

Gjithashtu, personave me diploma të larta u ofrohet punë përmes programeve të ndryshme të punësimit, por ata shpesh refuzojnë sepse mendojnë se ajo që u ofrohet nuk është e përshtatshme për shkollimin e tyre.

Ndryshe, në shtet, numër rekord të doktorëve të shkencave të papunë kemi pasur në vitin 2018, kur në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale janë regjistruar si të papunë 33 mjekë. Sipas të njëjtave të dhëna të asaj kohe, ishin të papunë edhe 866 magjistra shkencash, si dhe gati 11 mijë persona me arsim të lartë. Këto shifra ishin të larta sepse atëherë arsimi i lartë u bë më i qasshëm, u hapën shumë fakultete dhe u ulën kriteret e pranimit, duke rritur kështu edhe kriterin e kalimit.

Rikujtojmë se Portalb vitin e kaluar bëri një krahasim të drejtimeve ku regjistrohen më shumë student dhe sektorëve të tregut që kanë më shumë nevojë për punonjës, sipas të cilës prej vitit 2018, çdo vit më shumë nxënës zgjedhin drejtime të ekonomisë ose biznes-turizëm dhe degë të drejtësisë, kurse çdo vit tregu i punës kërkon punonjës në industrinë përpunuese dhe mjeshtër për riparimin e mjeteve motorike. Nga Agjencia për Cilësi në Arsimin e Lartë që bën akreditimin dhe evaluimin e programeve studimore dhe të vetë institucioneve të arsimit të lartë, deklaruan se nuk janë të obliguar t’i bëjnë analizë të tregut që t’i shmangemi problemit të tillë.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 20 Janar, 2024 January 20, 2024
Artikulli i mëparshëm Çmimi i Hulumtuesit të Ri të Bankës Popullore për vitin 2024: Afati i fundit për aplikim është 1 shkurt
Artikulli tjetër Erdogan: Ata që mbyllin sytë para mizorive të Izraelit do të pësojnë keqardhje të madhe

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    EkonomiLajme

    Sektori i turizmit në Greqi “në garë për të gjetur 80,000 punëtorë” ndërsa afrohet sezoni i verës

    3shi.net May 5, 2025
    Ra ueb-faqja e Qeverisë, është nën sulme të vazhdueshme hakerësh
    Kryeministri hungarez propozon të jetë ndërmjetës në kontestin Shkup-Sofje
    Shefi i OKB-së: Në Gaza askush nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë
    VLEN: Nga fjalët në vepra – 2025, Viti i Rritjes dhe shpresës!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?