Rishfaqen “Majmunët” në Prilep, kërkojnë “dhoma gazi për shqiptarët”

1 Min. Leximi

Shkëndija e Haraçinës luajti sot në transfertën e Pobedas, duke fituar me rezultatin 0-1. Sfida ishte e vlefshme për javën e 10-të të kategorisë së dytë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa thirrjet skandaloze u regjistruan nga tifozeria e Pobedës.

“Majmuni”, quhet tifogrupi, që në Prilep thërriste sot: “Dhoma gazi për shqiptarët”. Ata janë të njohur për racizmin ndaj shqiptarëve, pasi edhe kur Kombëtarja ka luajtur në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të pranishëm me të njëjtat thirrje.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull