Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, ka marrë mbështetje të fuqishme nga të rinjtë e komunës, të cilët shprehen të gatshëm të jenë pjesë e ndryshimit.
Në takime organizative me qytetarë, Bislimi prezantoi planin zhvillimor për përmirësimin e infrastrukturës, arsimit dhe shërbimeve publike në komunën e Studeniçanit. Një fokus i veçantë iu kushtua mbrëmë takimit me të rinjtë, të cilët janë zotuar të bashkëpunojnë për realizimin e projekteve të reja.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe deputeti i zonës, Bekim Sali, i cili shprehu mbështetje të plotë për kandidaturën e Bislimit, duke i dhënë peshë dhe rëndësi fushatës së tij.
Sedat Bislimi theksoi: “Rinia sjell ndryshimin. Për Komunën e Studeniçanit, ndryshimi VLEN.”
Ky takim shënon një hap tjetër drejt mobilizimit të komunitetit dhe forcimit të mbështetjes për projektet e VLEN-it në komunën e Studeniçanit.