Rinia e VLEN: Selia e BDI-së nuk ka vend në Tetovë, tetovarët nuk i durojnë më sharjet dhe ofendimet!

2 Min. Leximi

Jemi sot këtu të shprehim mllefin dhe shqetësimin tonë për mënyrën se si BDI-ja i trajton tetovarët. Jemi këtu me një kërkesë të qartë dhe të prerë: Selia e BDI-së të hiqet përfundimisht nga Tetova.
Përgjimet që u publikuan sot mes Musa Xhaferit dhe Blerim Bexhetit, dy deputetë të BDI-së dhe dy figura kyçe në kryesinë më të lartë të kësaj partie, konfirmojnë edhe një herë se çfarë mendon BDI-ja për Tetovën, tetovarët, të rinjtë dhe të rejat tona.

Kjo seli është shndërruar në simbol të luftës kundër Tetovës që buron nga kjo parti. Kjo seli është simbol i luftës ndaj familjes tetovare, luftës ndaj rinisë dhe shoqërisë sonë të shëndoshë.

Tetova është qytet i njerëzve të ndershëm, punëtorë, të drejtë dhe familjarë.

Në Tetovë nuk ka vend për këta që e vodhën, e rrjepën, e shkatërruan qytetin, ua morën votat dhe i shanë tetovarët dhe familjen tetovare.

Kjo seli nuk ka më vend në Tetovë.

Le ta çojnë në shtëpinë e Musa Xhaferit, Blerim Bexhetit e Fatmir Deharit, sepse aty i shkon më shumë.

Tetova është shtëpi e ndershme për secilin qytetar të saj, pa dallim përkatësie partiake, etnike apo fetare, që ia do të mirën këtij qyteti dhe rinisë tetovare

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull