Qeveria pritet nesër, në seancë të caktojë të besueshmit e qeverisë në katër komunat në të cilat nuk u arrit censusi më 19 tetor. Këto persona do të kenë mandat deri në zgjedhjet e caktuara për më 11 janar. Po këtë javë, kryeministri paralajmëron që në Kuvend do të propozohen edhe emrat e ministrave të rinj, të cilët do të plotësojnë pozitat e mbetura bosh pas zgjedhjeve lokale. Për momentin, i sigurt mbetet vetëm emri i Bekim Sali si zv.kryeministër i parë.
“Këtë javë”. Deri ku janë negociatat me VLEN-in?
“Këtë javë do të kemi më shumë informacione”, u përgjigj shkurt Mickoski. /Alsat.mk

