Ridvan Selami, funksionar i lartë në BDI, i bashkëngjitet VLEN-it

1 Min. Leximi

Koalicioni qeverisës VLEN po vazhdon të forcohet çdo ditë që kalon, duke tërhequr edhe figura të reja nga radhët e BDI-së opozitare.
Aktivisti i njohur i kësaj partie, Ridvan Selami, edhe zyrtarisht ka njoftuar se do t’i bahskohet VLEN-it.
Ky largim është dëshmi e qartë se pakënaqësia ndaj Ali Ahmetit dhe strukturave të tij po merr përmasa të mëdha. Braktisja e BDI-së nga Ridvan Selami nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e mllefit dhe zhgënjimit të anëtarësisë ndaj një partie të konsumuar, që për më shumë se dy dekada ka tradhtuar idealet e shqiptarëve.
Ndërkohë, VLEN po konsolidohet si forca e vetme që mishëron shpresën dhe ndryshimin, duke e kthyer energjinë e re dhe besimin e qytetarëve në projekte konkrete për të ardhmen.
Çdo ditë e më shumë, radhët e VLEN-it po rriten me individë që kanë kuptuar se e kaluara e errët e BDI-së nuk ofron më asgjë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull