Kryeministri Hristian Mickoski sot tha se, pët shkak të zgjedhjeve lokale, ribalanc të Buxhetit do të ketë me siguri në fund të qershorit.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në kuadër të vizitës në Komunën e Shtipit, Mickoski përmendi se ende nuk është bërë analiza, por do të bëhet, pas çka do të dilet me propozim para deputetëve.
“Është logjike të ketë shpërndarje të mjeteve në muajin që pason për shkak të implikimit ndaj mjeteve buxhetore si rezultat i projekteve që i parashtruan komunat në konkursin e dytë, sepse bëhet fjalë për gjithsej 16 miliardë denarë. Për ribalancin, këtë vit kemi zgjedhje lokale. Është logjike së paku njëherë në vit të ketë ribalanc, Vitin e kalaur ishte nga fundi i korrikut, por këtë vit do të jetë problem sepse do të shpallen zgjehdjet lokale dhe prandaj do të jetë me siguri në fund të qershorit. Ende nuk është bërë analiza, do të bëhet dhe do të dilet me propozim para deputetëve. Me rëndësi është se masat qeveritare japin rezultate, kemi deflacion për dy muaj me radhë, rritje të prodhimit industrial në tremujorin e parë të vetmit në rajon dhe nëdr të rrallët në Evropë, kemi numër pozitiv në pjesën e eksportit në tremujorin e parë, pres rezultat që do t’i tejkalojë projeksionet e institucioneve ndërkombëtare në pjesën e rritjes së PBV-së. Ka disa parametra të cilët japin pasqyrë të qartë të trajektores në të cilën në mënyrë makroekonomike duhet të lëvizim dhe ata të përfshihen në ribalanc”, theksoi Mickoski.