Profesorët nga Universiteti “Goce Delchev” dhe nga shkollat e mesme do të ndihmojnë maturantët që të arrijnë rezultate më të mira në maturën shtetërore. Universiteti i Shkupit ka filluar Programin “Iniciativa për Shkencëtarë të Ardhshëm”, me të cilin do t’u mbajë mësime falas maturantëve deri në maj në lëndët e matematikës, kimisë, fizikës dhe biolgisë.
Miarovski thotë se nëse maturantët kanë interes edhe për lëndë të tjera, si gjuha maqedonase dhe gjuhët e huaja, ata do të bëjnë përpjekje për t’u organizuar mësime për këto lëndë. Notat e larta në maturën shtetërore nënkuptojnë gjithashtu mundësi më të thjeshta për regjistrim në ndonjë nga fakultetet.
Rezultatet e maturantëve në maturën shtetërore po ulen çdo vit. Mesatarja e notave vitin e kaluar ishte 3.25, ndërsa këtë vit, për një kontroll më të madh të maturantëve gjatë testimit, provimi për maturantët nga Shkupi do të zhvillohet në amfiteatrin dhe auditorët e universiteteve të Shkupit, ndërsa sipas kërkesës së drejtorive të shkollave të mesme që nuk kanë mundësi hapësinore.