Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në një lidhje direkte në “Politiko” ka thënë se kjo parti i ka siguruar numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryeparlamentarit, në seancën konstituive të së enjtes.
Rexhaj nuk ka treguar se kush do të jetë kryetar i Kuvendit, derisa nuk e ka pohuar, as mohuar emrin e Fatmir Limajt për këtë post.
“Mendoj që nesër do ta zgjedhim kryeparlamentarin dhe për këtë i kemi siguruar numrat.
Thashë jemi në proces të krijimit të numrave, ju e keni parë, Nisma ka votuar pro atë ditë”, tha Rexhaj.