Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka ndarë sot Çmimin Shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025. Përmes një njoftimi, ai ka shprehur urimet dhe mirënjohjen për fituesit e këtij vlerësimi prestigjioz, Resul Shabani dhe Sevdail Demiri.
“Pata kënaqësinë që sot, në Kuvend, të ndaj Çmimin Shtetëror ‘22 Nëntori’ për vitin 2025. Urime dhe mirënjohje për fituesit, Resul Shabani dhe Sevdail Demiri, të cilët me veprën dhe angazhimin e tyre kanë dhënë një kontribut të çmuar në kultivimin e gjuhës, si dhe në forcimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet popujve në Maqedoninë e Veriut,” ka theksuar Gashi.
Ky çmim shtetëror tradicionalisht ndahet për personalitetet që kanë dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin kulturor, arsimor dhe shoqëror në vend.

