Reshjet e dendura të shiut ndryshojnë ngjyrën e detit në Antali

1 Min. Leximi

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës së kaluar kanë ndryshuar ngjyrën e detit të qytetit turistik turk Antalya, raporton Anadolu.

Pas shiut gjatë natës së kaluar, pjesë të detit pranë bregut u kthyen në ngjyrë kafe, ndërsa zonat më të thella shfaqnin nuancat kaltër dhe bruz.

Edhe ngjyra e përroit Boğa, uji i të cilit derdhet në det, gjithashtu është kthyer në kafe për shkak të baltës.

Turistët dhe banorët e qytetit Antalya shijuan këto pamje duke ecur në plazh dhe duke fotografuar detin e kthyer në ngjyra të ndryshme, ndërkohë pulëbardhat në tufa dyndeshin drejt ujit në përpjekje për të gjetur ushqim mes dallgëve të detit.

Reshjet e shiut në Antalya kanë vazhduar për dy ditë me ndërprerje, por gjatë natës së kaluar ishin më të intensifikuara, të shoqëruara edhe me bubullima.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull