Rekord i ri në bujqësi: Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit, thotë Faton Peci

1 Min. Leximi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se këtë vit Kosova ka arritur një rekord të ri në sektorin e bujqësisë, me mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë krahasuar me vitin e kaluar.

Gjatë rrugës për në Suharekë, ku bashkë me kryeministrin Albin Kurti do të marrë pjesë në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve, Peci tha se prodhimi këtë vit ka kaluar shifrën 56 milionë euro në vlerë, ndërsa sipërfaqja totale e mbjellë me grurë arrin mbi 74 mijë hektarë në nivel vendi.

- Advertisement -

“Është një rekord i ri në sektorin e bujqësisë”, theksoi ministri Peci në deklaratën e tij, transmeton Indeksonline.

Kjo shifër tregon një rritje të ndjeshme në prodhimtarinë bujqësore dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt vetëqëndrueshmërisë ushqimore në Kosovë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull