Rejhane Ramadani denoncon: Komuna e Sarajit fsheh ndërtimet pa leje me urdhër të Blerim Bexhetit

1 Min. Leximi

Këshilltarja në Qytetin e Shkupit, Rejhane Ramadani, ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e transparencës nga Komuna e Sarajit në raport me ndërtimet pa leje. Në një reagim publik, ajo ka denoncuar heshtjen institucionale që, sipas saj, është e orkestruar me urdhër të deputetit, Blerim Bexheti.

“Skandal! Derisa çdo komunë e Shkupit ka raportuar numrin e ndërtimeve pa leje, komuna e Sarajit, me urdhër të Blerim Bexhetit, ka refuzuar të japë të dhëna!”, shkruan Ramadani.

- Advertisement -

Ajo shton se kjo sjellje ngjall dyshime serioze:
“Pse po mbulohet e vërteta? A mos është kthyer Saraji në parajsë për ndërtimet pa leje dhe pazaret e nëntokës të klanit Non Grata (BDI)?”

Sipas saj, mungesa e transparencës është tregues i qartë se korrupsioni dhe krimi kanë gjetur strehë në institucionet lokale:
“Aty ku mungon transparenca, aty lulëzon krimi dhe korrupsioni,” përfundon Ramadani.

Kjo deklaratë e saj ngre sërish alarmin për ndërhyrjen e politikës në urbanizëm dhe për domosdoshmërinë e një hetimi të pavarur për të vërtetuar akuzat dhe për të vendosur përgjegjësinë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull