Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

1 Min. Leximi

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, mbrëmë në orën 23:09 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në territorin e Kosovës, rreth 46 kilometra në veriperëndim të Shkupit.

Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti kishte magnitudë lokale ML 3.0 sipas shkallës së Rihterit dhe është ndjerë në Tetovë dhe rrethinë me intensitet III shkallë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull