Real Madridi ka pësuar humbje shokuese në “Santiago Bernabeu” të dielën në xhiron e 15-të të La Ligas.
Madrilenët u mposhtën 2:0 nga Celta Vigo, ndërsa e mbyllën ndeshjen pa Fran Garcian dhe Alvaro Carrerasin. Të dy mbrojtësit e krahut të majtë u përjashtuan pas kartonëve të shpejtë të marrë brenda një minute. Garcia u përjashtua nga loja në minutën e 64-t, kurse Carreras në minutën e 92-të.
Në drejtim të gjyqtarit Alejandro Quintero Gonzalez pati shumë protesta nga futbollistët vendës.
Suedezi Williot Swedberg i shënoi golat në minutat 53 dhe 93 për Celtan.
Real Madridi me 36 pikë në vendin e dytë, mbetet katër pikë prapa Barcelonës lidere.

