Reagon kandidati për dekan në Fakultetin Juridik – A është maqedonizimi i Universitetit “Nënë Tereza” vetëm “fikcion”?

3 Min. Leximi

Pas publikimit të lajmit nga Zhurnal.mk mbi fenomenin shqetësues të maqedonizimit të Universitetit “Nënë Tereza”, ka reaguar Prof. Aleksandar Petkovski, njëherësh kandidat serioz për postin e dekanit në Fakultetin Juridik – fakulteti më i ri që funksionon në gjuhën shqipe në Shkup.

Profesori, në përpjekje për ta relativizuar alarmimin publik, përmend përqindjen e vogël të maqedonasve në fakultetin ku punon vetë, për të mohuar një trend të gjerë që tashmë nuk është më sekret për askënd. Por për habi, vetë ajo që ai thotë, e konfirmon atë që është ngritur si shqetësim: si është e mundur që në një fakultet ku shumica absolute e studentëve janë shqiptarë, kandidati më i përkrahur për dekan është pikërisht ai? Dhe kjo jo për meritë akademike, por për faktin se gëzon përkrahjen e menaxhmentit të ri – pikërisht strukturës që po akuzohet për kapje të institucionit.

- Advertisement -

Deklarata e tij ka një tjetër paradoks: në vend që të reflektojë mbi përse ky lloj “përfaqësimi” ndodh në një fakultet shqipfolës, ai mundohet ta kthejë debatin në “fikcion” dhe “teori konspirative”, duke injoruar tërësisht përvojën reale të studentëve dhe profesorëve shqiptarë që ndihen të margjinalizuar në institucionin e tyre.

Po e pyesim publikisht:
A thua edhe ky fakultet, i themeluar në gjuhën shqipe, do të udhëhiqet nga një dekan maqedonas?
A është kjo thjesht rastësi, apo vazhdimësi e një strategjie të qartë për të kontrolluar çdo njësi drejtuese në këtë universitet?
Pse një institucion me shumicë dërrmuese të studentëve shqiptarë, me profesorë shqiptarë dhe që ligjëron në shqip – duhet të drejtohet nga dikush që nuk e përfaqëson atë shumicë?

Kujt i shërben kjo?
A thua kështu duan të zbehin përfaqësimin shqiptar? Të demotivojnë studentët shqiptarë? Të pakësojnë besimin në një universitet që u krijua si shpresë për komunitetin tonë?

Kjo nuk është një betejë me individë, por me një model përjashtues që po maskohet si “barazi multietnike” ndërsa në prapaskenë instalohet një rend tjetër. Dhe nëse nuk flitet sot, nesër do të jetë tepër vonë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull