Raportet VMRO-VLEN / Gashi: Nuk ka arrogancë, nuk ka tendencë për dominim, është raport partnerësh

1 Min. Leximi

Afrim Gashi në një intervistë për Alsat-M ka folur rreth raporteve midis VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN.

Sipas Gashit, ky raport është midis partnerëve, nuk ka arrogancë dhe tendencë për dominim.

- Advertisement -

“Nuk bëhet fjalë për një qasje të këtillë. Për hir të vërtetës nga ajo që e kam parë unë në fillim kur e kemi formuar Koalicionin dhe derisa kam qenë unë kryetar i Alternativës dhe kam qenë njëri prej liderëve të VLEN-it, por edhe pasi jam bërë Kryetar i Parlamentit dhe kam hequr dorë nga ushtrimi i detyrës kryetar i partisë, mga informacionet që i kam, nga kolegët e mi, mendoj se raporti mes partnerëve të koalicionit është një raport vërtetë i partnerëve. Nuk ka arrogancë, nuk ka tendencë për dominim, por gjithcka bisedohet mbi tavolinë mbi bazën e argumenteve. Dhe unë mendoj se kjo është një qasje e mirë”, deklaroi Gashi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull