Ramadani: Vizita e Ramës në Çarshi – nga mikpritja e sinqertë te shoqëria me të dënuar

1 Min. Leximi

Ramadan Ramadani ka komentuar vizitën e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Çarshinë e Shkupit, duke e cilësuar një mashtrim të dyfishtë ndaj tij dhe ndaj shkupjanëve. Ai rikujtoi se vizita e parë e Ramës në Çarshi, rreth viteve 2012-2013, ishte organizuar nga qytetarë dhe intelektualë të respektuar si Edmondi, Beni e Artani, të cilët kishin krijuar një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse.

Sipas Ramadanit, këtë herë Rama ka kaluar në Çarshi i shoqëruar vetëm nga disa persona me të kaluar kriminale dhe eksponentë të BDI-së, pa praninë e qytetarëve të zakonshëm të Shkupit. Ai shtoi se Rama mund të jetë sërish i mashtruar për gjendjen dhe realitetin e Çarshisë, duke menduar se përfaqësohet vetëm nga këto figura, ndërkohë që vetë komuniteti ka ndryshuar dhe nuk i mbështet më ata.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull