Shkupi po përballet me një situatë të rëndë në aspektin e pastërtisë dhe furnizimit me ujë të pijshëm, dhe mungesa e reagimit institucional po ngjall pakënaqësi në opinionin publik. Këshilltarja e koalicionit VLEN në Qytetin e Shkupit, Rejhane Ramadani, ka reaguar me tone kritike ndaj kryetares së qytetit, Danella Arsovska, përmes një statusi ironik në rrjete sociale.
“Faleminderit Danella dhe Blerim, kush ka nevojë për ujë të pijshëm kur kemi mbeturina dhe papërgjegjësi? Shkupi ju përshëndet me etje!”, shkroi Ramadani, duke vënë në pah mosmenaxhimin e situatës dhe neglizhencën ndaj nevojave bazike të qytetarëve.