Rama dhe ministrat betohen para presidentit Begaj

1 Min. Leximi

Një ditë pas miratimit në Kuvend të programit të ri qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe 16 ministrat e rinj janë duke marrë pjesë në ceremoninë e betimit në Presidencë.
Ceremonia e betimit e qeverisë së re në Presidencë nisi në orën 10:00. Cermonia filloi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, teksa më pas u lexua dekreti i Presidentit Begaj për qeverinë e re e të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
Pas leximit të dekretit, duke nisur nga kryeministri Edi Rama dhe duke vijuar me radhë të gjithë anëtarët e qeverisë kryen betimin.

Pas betimit, kreu i qeverisë, siç ka vepruar edhe vitet e mëparshme, pritet që të thërrasë mbledhjen e parë të qeverisë së re, që shënon zyrtarisht nisjen e mandatit të katërt.
Seanca plenare e një dite më parë në Kuvend zgjati vetëm 25 minuta, pasi u ndërpre pas debateve mes palëve për shkak të fjalimit të ministres virtuale të Inteligjencës Artificiale, Diella, fjalë e cila u vendos nga teksa po fliste kryeministri Edi Rama. Qeveria e re mori 82 vota mes zhurmës e kundërshtive nga opozita.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull