Qytetarët në Maqedoni do të mund që te mjeku amë të nënshkruajnë deklaratë pëlqimi për dhurim organesh

1 Min. Leximi

Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER), prej sot është i disponueshëm propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi.
“Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit ka dalë nevoja për të bërë ndryshime dhe plotësime në drejtim të zgjerimit të rrethit të personave që mund të jenë dhurues të gjallë të organeve, thjeshtësimit dhe ndryshimit të procedurave administrative, si dhe mundësimit që çdo qytetar, përmes një deklarate te mjeku i tij amë, të përcaktohet si donator potencial i organeve pas vdekjes. Ky është edhe një hap drejt rritjes së vetëdijes publike për rëndësinë e dhurimit të organeve, si akti më i lartë i humanizmit përmes të cilit shpëtohen jetë njerëzish. Qëllimi është që vullneti i qytetarit të jetë parësor, sistemi të jetë më transparent dhe më i besueshëm, ndërsa vendimi personal të rikthehet aty ku i takon – te vetë individi”, thekson ministri Aliu.
Parashikohet gjithashtu edhe vendosja e një liste kombëtare që do të udhëhiqet nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të “Sistemit Kombëtar për Evidenca Elektronike në Shëndetësi”, si dhe rregullime të tjera administrativo-teknike të tekstit ligjor.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull