Qytetarët mbushin sheshin Prishtinën, fillon marshi “Drejtësi, jo politikë”

1 Min. Leximi

Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e vendit, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’iu bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.

Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit Liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet” kanë marshuar sheshin e Prishtinës.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë./Indeksonline./

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull