Qumili viziton Komunën e Çairit – Visar Ganiu: Arti dhe humori i tij na frymëzojnë të gjithëve

1 Min. Leximi

Një atmosferë e veçantë mbizotëroi sot në Komunën e Çairit gjatë vizitës së aktorit të njohur Sevdai Radogoshi – Qumili, një prej figurave më të dashura të humorit shqiptar.

Kryetari i komunës, Visar Ganiu, priti në zyrën e tij Qumilin, së bashku me nënkryetaren Sermine Purini, aktorin Visar Etemi dhe studentet nga Gjakova, Blendina Katona dhe Rrona Dujaka – pjesë e Institutit të Modës “Izet Curi”.

- Advertisement -

Vizita u shndërrua në një takim të mbushur me të qeshura, energji pozitive dhe reflektime mbi rolin e artit në shoqëri. “Ky takim ishte shumë më tepër se një vizitë – ishte një rikujtim i bukur për rëndësinë që kanë gëzimi, fjala e mençur dhe arti i vërtetë në jetën tonë të përditshme,” u shpreh Ganiu.

Ai theksoi se humori i mprehtë dhe njerëzor i Qumilit është një pasuri kulturore që frymëzon dhe bashkon njerëzit, sidomos në kohë sfiduese.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull