Qoku: BESA mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur VLEN-i do ta braktisë Qeverinë

1 Min. Leximi
Screenshot

Koordinatori i Grupit Parlamentar të koalicionit VLEN, Bekim Qoku në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për zhvillimet e fundit që ndodhën në Lëvizjen Besa. Qoku theksoi se Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm nëse VLEN-i e braktisë Qeverinë, duke shtuar se BESA është VLEN, VLEN-i është Besë.

Emisioni i plotë do të transmetohet sonte në ora 21:30

TV21: A mund të ndodh që për shkak të Fatmir Limanit Lëvizja Besa ta braktisë Qeverisë?

Bekim Qoku: Lëvizja Besa mund ta braktisë Qeverinë, vetëm kur e braktis VLEN-i Qeverinë.

TV21: Nëse del Lëvizja Besa, del komplet VLEN-i?

Bekim Qoku: Jo vetëm nëse del BESA del VLEN-i, por çdo vendim i Besës, është vendim i VLEN-it. Besa është VLEN, VLEN-i është Besë, edhe pak, sepse shpresoj të mos ketë, as Besë, as LD, as ASH, as Alternativë, por të ketë vetëm VLEN. Dhe Bilall Kasami, do të flasë dhe flet në emër të VLEN-it, siç flet Izet Mexhiti, Bekim Sali, Arben Fetai, Bekim Qoku flasin si VLEN.

TV21: Po Fatmir Limani ku mbetët në këtë pjesë sepse është ministër?

Bekim Qoku: Aktualisht është në strukturat e Lëvizjes Besa që janë ende funksional.

 

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull