Të premten, më 27 qershor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut së bashku me përfaqësues të lartë të koalicionit VLEN do të zbarkojë në Strugë për të promovuar projektin e rikonstruktimit të rrjetit të ujësjellësit, një investim i shumëpritur nga qytetarët.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, Zëvendësministri i Bujqësisë Albrim Hoxha dhe Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, të cilët do të paraqesin para qytetarëve dhe mediave përfitimet konkrete që ky projekt sjell për rajonin.
Projekti parashikon zëvendësimin e rrjetit ekzistues të amortizuar dhe të rrezikshëm të furnizimit me ujë, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit publik dhe cilësisë së jetës në Strugë.