Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Qeveria miraton planin aksional për uljen e ndotjes së ajrit

Përditësimi i fundit: 2024/11/21 at 11:50 AM
Publikuar November 21, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan aksional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Nga atje thonë se në kuadër të këtij Urdhri parashikohet kontrolle të shtuara të automjeteve, regjim i veçantë i komunikacionit, ndalim për dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore

- Reklamim -

“Kontrolle të shtuara të automjeteve: Ministria e Punëve të Brendshme – Policia Rrugore do të kryejë kontrolle të forta dhe të jashtëzakonshme të automjeteve për të përcaktuar korrektësinë teknike të automjeteve për emetimin e gazrave të shkarkimit. Kjo do të ndihmojë në uljen e ndotjes së trafikut.

Regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda: Komunat dhe Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me MPB-në, do të sigurojnë regjime të posaçme të komunikacionit për automjetet e rënda të mallrave, duke i drejtuar në rrethrrotullimet me qëllim të reduktimit të trafikut në zonat urbane.

Ndalim për dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore: Komunat dhe Qyteti i Shkupit do të ndalojnë dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore si ekskavator, buldozer dhe pirun në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 18:00. Kjo masë synon të reduktojë bllokimet e trafikut dhe emetimet gjatë orëve më të ngarkuara. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të kësaj mase.

Reduktimi i përdorimit të automjeteve zyrtare: Të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare deri në 50%. Kjo masë synon të reduktojë trafikun zyrtar dhe emetimet e tij.

Përjashtimi nga detyrimet e punës për grupet vulnerabël: Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i detyron të gjithë subjekete juridike (punëdhënësit) që t’i lirojnë nga detyrimet e punës:

Gratë shtatzëna; personat mbi 60 vjeç; personat me sëmundje malinje, astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë.

Riorganizimi i orarit të punës dhe sigurimi i maskave mbrojtëse: Të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) janë të obliguar për riorganizimin e orarit të punës për personat që punojnë jashtë. Aktivitetet e punës duhet të kryhen në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Për më tepër, punëdhënësve u kërkohet të sigurojnë maska mbrojtëse të tipit KN95 ose të paktën FFP2 për punëtorët e tyre.

Reduktimi i kapacitetit të instalimeve me A – leje të integruar ekologjike: Instalimet që posedojnë A – leje të integruar ekologjike duhet të reduktojnë kapacitetin e tyre prodhues. Njëkohësisht, duhet pasur kujdes që kufizimet të mos ndërpresin ose reduktojnë ndjeshëm procesin e vazhdueshëm teknologjik, ose veprimtarinë që do të shkaktonte dëme të konsiderueshme për subjektin juridik ose ndikim negativ në mjedis dhe në shërbimet publike. Përjashtim nga kjo masë bëjnë instalimet që prodhojnë nxehtësi dhe energji elektrike.

Kontrollet e jashtëzakonshme të instalimeve me A leje të integruar ekologjike: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të fillojë me kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme të instalimeve me A – leje të integruare ekologjike. Matjet e kontrollit të shkarkimeve në ajër do të kryhen me metoda të akredituara për të përcaktuar nëse zbatohen kushtet dhe masat e përcaktuara në leje.

Kontrolle të jashtëzakonshme të subjekteve juridike me B – leje dhe elaborate të integruara ekologjike: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit obligohen që të fillojnë të kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme të objekteve juridike që posedojnë B – leje dhe elaborate të integruara ekologjike, për të garantuar harominuzimin e standardeve ekologjike.

Kontrollet emergjente në kantieret e ndërtimit: Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe inspektoriatet kompetente komunale do të fillojnë me kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit, me qëllim të konstatimit të respektimit të rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e pluhurit dhe shkarkimeve të tjera ndotëse.

Masat e lartëpërmendura do të zbatohen në rastet e tejkalimit të kufijve të alarmimit të përcaktuara në Dekretin për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate.

Ministria e Mjedisit Jetësor apelon tek të gjitha institucionet kompetente, organet, subjektet juridike dhe qytetarët për respektimin dhe zbatimin e plotë të masave të specifikuara. Veprimi i përbashkët është i domosdoshëm për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vendin tonë.

Ministria do të vazhdojë me monitorimin aktiv të situatës së cilësisë së ajrit dhe do t’i informojë qytetarët për masat dhe aktivitetet e mëtejshme. Ftohen të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në zbatimin me sukses të masave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

TOP Lajmet

Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
3shi.net 21 Nëntor, 2024 November 21, 2024
Artikulli i mëparshëm Pas PDK-së, edhe AAK-ja bojkoton seancën e adresimit të Osmanit
Artikulli tjetër Emra të rinj në listën e zezë amerikane paralajmëron ambasadorja Ageler

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Ibrahimi: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai

    3shi.net May 12, 2025
    Federata Palestineze e Futbollit thirrje për pezullimin e Izraelit nga FIFA
    VMRO: Prokuroria të hetojë, ku kanë përfunduar mbi 200 mijë euro nga Klinika e Fëmijëve
    Paraburgim dhe masa kujdesi për 23 persona, dyshohen për abuzim me ndihmën për person të tretë dhe pensionet e invalidetit
    BDI: Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?