Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

Qeveria e re – premtime për rritje ekonomike dhe vende të reja pune

Përditësimi i fundit: 2024/06/25 at 9:10 AM
Publikuar June 25, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ekonominë në qendër të programit, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut filloi ditën e parë të punës më 24 qershor.

Talat Xhaferi ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri dhe liderit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Qeveria e të cilit u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të dielën, me 77 vota për.

- Reklamim -

Kabineti i Mickoskit, i përbërë nga 23 ministra, pesë prej të cilëve zëvendëskryeministra, ka prezantuar një program prej 60-faqesh.

Përveç VMRO DPMNE-së, pjesë e Qeverisë janë edhe koalicioni VLEN dhe partia politike ZNAM.

“Vend kryesor në misionin tonë zë rimëkëmbja ekonomike e vendit tonë. Do të fillojmë një cikël të ri të fuqishëm të rritjes ekonomike”, tha Qeveria e re.

Mickoski tha se nuk dëshiron “muaj mjalti” në njëqind ditët e para, duke paralajmëruar një fillim “të furishëm” me rezultate të dukshme që në fillim.

Megjithatë, opozita shpreh dyshime për realizimin e hapave të tillë.

“Pa negociata me BE-në nuk ka ndryshime”

Analisti politik nga Shkupi, Xhelal Neziri, është skeptik se ky grup politik në Qeverinë e re do të sjellë “rezultate të jashtëzakonshme”.

Sipas tij, bëhet fjalë për një rotacion qeverisës, edhe Qeveria e Mickoskit, si dhe ajo e Zoran Zaevit në vitin 2017, nuk do të jetë në gjendje të ofrojë rezultate derisa vendi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duke hapur kapituj.

“Sfida e kësaj Qeverie janë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë parakusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE. Pa vazhdimin e atij procesi, nuk do të ketë integrim evropian dhe me këtë nuk mund të presim ndryshime pozitive. Një qeveri e korruptuar do të zëvendësohet me një tjetër të tillë dhe kjo tashmë po bëhet normale në vendin tonë. Shpresoj se diçka do të mund të ndryshojë, sepse ende ka hapësirë që Qeveria aktuale t’i respektojë ndryshimet kushtetuese”, thotë Neziri për Radion Evropa e Lirë (REL).

Në korrik të vitit 2022, Maqedonia e Veriut mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në dhe për të vazhduar procesin e anëtarësimit, është e nevojshme që pakica bullgare të përfshihet në preambulën e Kushtetutës maqedonase.

Pak minuta para se të zgjidhej kryeministër, Mickoski nga foltorja e Kuvendit të dielën deklaroi:

“Një diktat i tillë bullgar në kushte të tilla nuk do të kalojë dhe derisa unë jam në detyrë, nuk do të ketë ndryshime kushtetuese”.

Çështja e Marrëveshjes së Prespës

Ndërkohë, edhe pala greke e ka paralajmëruar Shkupin për Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se duhet ta respektojë atë për ta mbajtur të hapur rrugën drejt BE-së.

Kryeministri i ri, Mickoski, thotë se e pranon realitetin dhe do të përdorë emrin kushtetues në komunikimin zyrtar, por jo në shfaqjet e brendshme dhe në deklaratat publike.

“Mbiemrin e turpshëm do ta them gjatë betimit, sepse më kujton turpin që i keni sjellë atdheut, familjes, nipërve të mi të palindur. Do të bëj gjithçka që mundem sa të jem gjallë për ta korrigjuar këtë padrejtësi. Për fat të keq, për momentin jam i pafuqishëm. Në këtë moment më duhet të them para jush se do të duhet të dorëzohem si njeri”, tha Mickoski në Kuvend.

Politika e përdorimit të emrit kushtetues në formë të shkruar, por jo gojarisht, të cilën e paralajmëron Qeveria e Mickoskit, sipas ish-ndërmjetësuesit në mes të Shkupit dhe Athinës, të emëruar nga Kombet e Bashkuara, Matthew Nimetz, do të shkaktojë probleme dhe konfuzion të vazhdueshëm.

“Kjo politikë nuk është e qëndrueshme në terma afatgjatë dhe nuk do t’i lejojë ata të luajnë një rol të duhur në bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Nimetz për gazetën greke Kathimerini.

Megjithatë, analisti Neziri konsideron se çështja e Marrëveshjes së Prespës nuk duhet të jetë problem. Siç thotë ai, VMRO DPMNE-së do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me faktin se nga opozita ka kaluar në pushtet.

“Kjo rilindje nuk duhet të pritet të ndodhë brenda natës. Ai qëndrim për të respektuar Marrëveshjen me shkrim, por jo gojarisht si liri e fjalës, mendoj se është një fazë e tranzicionit drejt respektimit të plotë të Marrëveshjes. Nuk besoj se do të kemi probleme në këtë drejtim”, vlerëson Neziri.

Kjo çështje shpeshherë është përfshirë edhe në kritikat e deputetëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) nga foltorja e Kuvendit në seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke e akuzuar VMRO DPMNE-në për manipulimin e qytetarëve me narrativin e kthimit të emrit.

Premtime për rritje ekonomike dhe vende të reja pune

Ndryshe nga ata, kolegët e tyre nga shumica qeverisëse janë fokusuar te reformat, lufta kundër korrupsionit, investimet, përmirësimi i standardit të jetesës dhe masa të tjera ekonomike.

Ambiciet dhe pritjet e Qeverisë për ekonominë si prioritet janë që, nëse nuk ka trazira të paparashikuara ekonomike dhe politike, nga viti 2025 rritja vjetore e Bruto Produktit Vendor (BPV), do të jetë tre deri në pesë për qind.

Sipas programit, kjo do të bazohet në kushte të drejta për sipërmarrësit, investime kapitale publike, investime te prodhuesit vendorë, por edhe prurje të investitorëve të huaj.

“Qëllimi i Qeverisë është të ulë nivelin e papunësisë në 7.5 për qind deri në vitin 2028. Kjo do të thotë se në katër vjetët e ardhshëm do të hapen rreth 55 mijë vende të reja pune”, thuhet në program.

Nga foltorja e Kuvendit, Mickoski paralajmëroi hapat e parë, si: ulje të taksave, rritje të pensioneve, projekt prej 250 milionë eurosh për komunat, luftën kundër korrupsionit. Ai paralajmëroi edhe promovimin e një investimi prej 400 milionë eurosh më 25 qershor.

VMRO DPMNE-ja paralajmëroi edhe marrjen e një huaje të favorshme prej një miliard eurosh nga Qeveria e një shteti anëtar të BE-së.

LSDM-ja, nga ana tjetër, këtë nuk e sheh si sukses, por thekson se borxhi publik i shtetit do të rritet.

“Përllogaritjet tona thonë se së shpejti huamarrja do të shkojë nga 58.6 për qind, në diku rreth 66 për qind të BPV-së. Me huamarrjet e tjera do të shkojë deri në 70 për qind”, tha deputeti aktual dhe ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyçi.

Krahas ekonomisë dhe standardit të lartë të jetesës që janë në fokus, pesë synimet e tjera tematike që Qeveria e re ka formësuar në program janë: lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit në institucione, një sistem institucional funksional, prioritetet kombëtare dhe të drejtat dhe liritë.

Ky ndryshim në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut pasoi fitoren bindëse të VMRO DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, në të cilat partia fitoi 58 nga gjithsej 120 mandate në Kuvend.

Partnerët e tyre të koalicionit, VLEN dhe ZNAM, fituan secili nga 14 dhe gjashtë mandate.

LSDM dhe koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i cili kaloi në opozitë, fitoi 18 mandate. Në radhët e opozitës janë edhe gjashtë deputetë të së majtës.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 25 Qershor, 2024 June 25, 2024
Artikulli i mëparshëm Borrell pret që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës: Ky ishte propozim im
Artikulli tjetër Sot verifikohet mandati i deputetëve të rinj në Kuvend

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Takim për bashkëpunim ndërmjet Spitalit Psikiatrik dhe Qendrës për Punë Sociale

    3shi.net December 16, 2024
    Mitreski nesër do t’i shpallë zgjedhjet presidenciale
    Fazliu për seancën e improvizuar: Mendova mos janë çu jerm e kanë mendu se janë kry zgjedhjet
    Në Maqedoni me ligj do të ndalohet plotësisht përdorimi i mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura
    Emocione dhe lot në lamtumirën e Jurgen Klopp nga Liverpooli
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ekskluzive: Zbulohet se si Taravari i kishte propozuar Mickoskit të formojnë Qeveri me Ahmetin!

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?