Sipas vëzhgimeve dhe analizave të fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, paraqitet nevoja për rishikimin dhe përmbylljen e idesë për hapjen e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbretërinë e Arabisë Saudite me seli në Riad.
Arabia Saudite paraqet ekonominë më të madhe dhe më të zhvilluar në botën arabe dhe është anëtare e G20-s. Sa i përket Gadishullit Arabik, Arabia Saudite luan rol kyç në arkitekturën e sigurisë në Gjirin Persik, siguron kohezion në Këshillin për bashkëpunim të vendeve të Gjirit (GCC), përfshirë edhe ndërmjetësimin në konfliktet brenda bllokut, për shembull duke ndihmuar përmirësimin e marrëdhënieve me Katarin dhe shtetet e tjera, që kulmoi me Deklaratën e Al-Ula-s, përmes së cilës u rivendosën marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Katarin. Arabia Saudite ka për qëllim të thellojë marrëdhëniet me vendet e GCC-së për një bashkëpunim më të madh ekonomik dhe zhvillim deri në vitin 2024.
Qeveria e Maqedonisë me vendim për hapjen e ambasadës në Arabinë Saudite
