Qehaja: Kosova e gatshme të kontribuojë edhe me trupa në Gaza

1 Min. Leximi

Shkup, 17 shkurt – Në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka theksuar rëndësinë e ftesës që presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë Kosovës për të qenë pjesë e Bordit të Paqes.

Qehaja tha se kjo ftesë është e rëndësishme jo vetëm në aspektin simbolik, por edhe juridik, duke nënvizuar se premisa kryesore e saj lidhet me Gazën. “Ne si shtet jemi të gatshëm të eksportojmë siguri, të ndajmë përvojat tona me shtetet tjera, sepse tani kemi ndërtuar kapacitete dhe mund të kontribuojmë në të gjitha aspektet, përfshirë edhe dërgimin eventual të trupave në Gaza”, deklaroi ai.

Ambasadori kosovar theksoi se Kosova tashmë ka arritur nivelin e duhur për të ofruar mbështetje ndërkombëtare dhe se pjesëmarrja në Bordin e Paqes është një hap i rëndësishëm në afirmimin e rolit të saj si faktor stabiliteti.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull