Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Putin: Izraeli po bën shkatërrim total të popullsisë civile në Gaza

Përditësimi i fundit: 2024/06/06 at 10:29 AM
Publikuar June 6, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, i quajti veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës “shkatërrim total i popullsisë civile”.

Putin priti në një takim përfaqësuesit e menaxhmentit të agjencive globale të lajmeve në Lahta Center të Shën Petersburgut në kuadër të Forumit Ekonimik Ndërkombëtar (SPIEF). Në takim mori pjesë edhe zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktori i Anadolut, Yusuf Özhan.

- Reklamim -

Në deklaratën e tij këtu, Putini vlerësoi lejen e ShBA-së dhe të disa vendeve evropiane për të përdorur armët që ia dhanë Ukrainës në territorin rus.

“Çfarë është roli i ushtrisë së Ukrainës këtu? I vendosin caqet. Por, vendimin se a do të qëllohen këto caqe nuk e japin ata. Këtë për ATACMS e jep Pentagoni, ndërsa për Storm Shadow britanezët”, tha ai.

Duke theksuar se Rusia do të përgjigjet në mënyrë “asimetrike” ndaj sulmeve në fjalë, Putin tha: “Do ta vlerësojmë këtë. Natyrisht që fillimisht do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore. Rusia ka të drejtë të dërgojë armë me rreze të gjatë në zonat që do të godasin objektivat e ndjeshme të vendeve që furnizojnë me armë Ukrainën”.

Në pyetjen e zv/drejtorit Özhan drejtuar Putinit: “Dua ta vazhdoj pyetjen që ua bëra edhe para tre vitesh në kuadër të Forumit Ekonomik. Lidhur me sulmet izraelite në Gaza, mund të shohim se miliona njerëz në mbarë botën, në ShBA, në Evropë dhe shumë vende të tjera po dalin nëpër rrugë që qeveritë e tyre të gjejnë një zgjidhje për këtë problem. Vallë Rusia ka ndonjë plan lidhur me këtë? A planifikon një iniciativë në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara?”, presidenti rus u përgjigj duke thënë:

“Fillimisht dua të them këtë. Natyrisht që ne jemi kundër të gjitha manifestimeve të terrorizmit. Jemi kundër sulmeve ndaj popullatës civile në cilindo qoftë vend dhe shtet. Ajo që po ndodh tani në Gaza si përgjigje ndaj sulmit terrorist në Izrael nuk i ngjan luftës. Kjo duket si një shkatërrim total i popullsisë civile”.

Duke e fajësuar ShBA-në për atë që ndodh në Gaza, Putin tha: “Ne besojmë se kjo është rezultat i politikës së ShBA-së. E monopolizoi procesin e zgjidhjes. Ata hodhën mënjanë të gjitha mjetet e krijuara më parë për përpjekjet kolektive për të zgjidhur këtë problem jashtëzakonisht të vështirë”.

Sipas tij, administrata amerikane mund të ketë shfaqur një qasje “më pak opinion, zgjidhje më të shpejtë” për Gazën.

“Megjithatë, në praktikë u pa se situata nuk ishte kështu. Problemi nuk mund të zgjidhet as me ndonjë ndihmë financiare. E vërteta e çështjes është se çështjet politike duhet të zgjidhen. Ky është krijimi i dy shteteve, siç parashikohet në vendimin e Kombeve të Bashkuara për krijimin e dy shteteve në këto toka. Një shtet palestinez dhe një shtet hebre”, tha Putin.

Duke theksuar se nuk është e mundur të zgjidhet situata pa adresuar problemet themelore në fjalë, Putin tha: “Ne e njohim shtetin e Palestinës për një kohë të gjatë, që nga periudha e Bashkimit Sovjetik. Në këtë kontekst, qasja jonë nuk ka ndryshuar”.

Gjithashtu, ai nënvizoi se presidenti i Türkiyes Recep Tayyip Erdoğan po bën një përpjekje të konsiderueshme për të zgjidhur problemin.

“Ne e dimë se Presidenti Erdoğan po bën përpjekje efektive për të zgjidhur këtë problem shumë urgjent dhe të kahershëm. Duke e marrë parasysh autoritetin e Presidentit Erdoğan në rajon, në botë dhe në botën islame, presim që kontributi i tij të jetë i dukshëm. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që Rusia mund të bëjë për të zgjidhur këtë situatë, duke marrë parasysh marrëdhëniet tona të gjata me Izraelin”, theksoi Putin.

Duke folur edhe lidhur me marrëdhëniet ekonomike midis Türkiyes dhe Rusisë, Putin theksoi se ndërtimi i centralit bërthamor Akkuyu po ecën sipas planit.

Ai tha se shumë ekspertë turq punojnë në projekt, ndërsa potencoi se Akkuyu ka hapur një mjedis të ri për ekonominë turke dhe sektorin energjetik.

Duke thënë se qendra e gazit natyror që planifikohet të krijohet në Türkiye është planifikuar të jetë një platformë elektronike për tregtinë e gazit, veçanërisht drejt Evropës, Putin tha:

“Ka një çështje për të cilën dua t’ua tërheq vëmendjen. Derisa Türkiye bashkëpunon me Ukrainën në disa çështje, Ukraina po përpiqet të godasë tubacionet që transportojnë gaz në Türkiye. Kjo nuk është një shaka apo një ekzagjerim i asnjë lloji. Dy drone u rrëzuan nga sistemet elektronike luftarake të ushtrisë ruse dhe u rrëzuan pranë një stacioni të pompimit të gazit në bregun e Detit të Zi. Ju lutemi të informoni mikun tonë Presidentin Erdoğan për faktet në lidhje me këtë çështje. Anijet që mbrojnë sistemin e transportit nën Detin e Zi sulmohen gjithashtu vazhdimisht me mjete detare pa pilot”.

Putin gjithashtu theksoi se marrëdhëniet tregtare me Türkiyen dhe vëllimi tregtar i dy vendeve janë duke u përmirësuar.

TOP Lajmet

Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
3shi.net 6 Qershor, 2024 June 6, 2024
Artikulli i mëparshëm VLEN-i e merr MEPSO-n, Postën, Rrugët e Maqedonisë… ja lista e drejtorive
Artikulli tjetër Alarmi i UNICEF: Më shumë se një në 4 fëmijë në varfëri ekstreme ushqimore

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

    3shi.net September 19, 2024
    Manipulimet e drejtorit të BDI-së, Ejup Rustemi: Si përfitoi 3 milionë euro partneri i Ali Ahmetit?
    Ibrahimi: Me Qeverinë e re do ketë “boom ekonomik”
    Fidan: Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në arenën ndërkombëtare
    Trazohet Formula 1, Hamiltoni pritet të kalojë te Ferrari
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?