Punonjës nga disa ministri, Enti Shtetëror i Statistikave, Arkivi Shtetëror dhe Byroja e Metrologjisë kanë mbajtur sot protestë paralajmëruese duke kërkuar nënshkrimin e kontratave kolektive dhe pagesën e shtesave të pagave prej 30 përqind. Në protestë dolën punonjës të Ministrisë së Mjedisit, Transformimit Digjital, Mjedisit Jetësor, Drejtësisë, Kulturës dhe Turizmit, Ekonomisë dhe Punës dhe Transportit, transmeton Portalb.mk.
Protestat, siç tha kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës së organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (SPSOGSHQ), Trpe Deanoski, do të vazhdojnë çdo ditë nga ora 11 deri në ora 11:30, ndërsa të premten nga ora 11:00 deri në ora 12:00 do të mbahet protestë para Ministrisë së Financave.
“Po e fillojmë sot sepse po mbahet seanca e Qeverisë dhe apelojmë që në seancën e sotme të Qeverisë të futet në rend dite një pikë, e cila do të gjejë një mënyrë për të siguruar mjete nga buxheti për zgjidhjen e këtij problemi të kahmotshëm. Në periudhën e kaluar që nga zgjedhja e Qeverisë së re kemi pasur takime pothuajse me të gjithë ministrat e linjës dhe përmes negociatave me ta kemi përgatitur bashkërisht një Propozim – marrëveshje kolektive, pastaj me mbështetjen e ministrave të linjës janë dërguar në Ministrinë e Financave. Këto Propozime – marrëveshje kolektive janë dorëzuar në Ministrinë e Financave para miratimit të Buxhetit për vitin 2025, por për arsye të pakuptueshme Ministria e Financave nuk ka miratuar mjete për nënshkrimin e tyre”, tha Deanoski në protestën para Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor.
Paga e punëtorëve në institucionet që sot po protestojnë, siç theksoi Deanoski, fillon nga 25.010,00 denarë.
“Paga mesatare në këto institucione është rreth 29.000,00 denarë, ndërsa paga mesatare e paguar në nivel shtetëror është 42.124,00 denarë. Shtesa prej 30 përqind që kërkojmë do të thotë se punëtorët do të kenë rritje të pagave prej 6.000 denarë, por përkundër kësaj, të gjithë të punësuarit sërish do të jenë nën pagën mesatare të shtetit. Kjo kërkesë e jona është më shumë se katër vjet e vjetër. Për këtë shtesë në pagë kemi protestuar dhe kemi dalë në grevë vite më parë, por fatkeqësisht asnjë qeveri ende nuk i ka plotësuar kërkesat tona”, nënvizoi Deanoski.
Ai tha se edhe pse nuk ka asnjë pengesë kushtetuese apo ligjore për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në asnjë institucion, qëllimi i tyre nuk është që të dëmtojnë buxhetin e shtetit, por “nëpërmjet dialogut me Qeverinë të gjejnë mjete për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive në kuadër të buxhetit”.
Lidhur me grevën e punonjësve të Avokaturës së Shtetit, e cila filloi më 8 janar, kryetari i Sindikatës së SPSOGSHQ-it tha se nuk ka lëvizje.
“Dje patëm sërish negociata me avokatin e shtetit. Lëvizja është vetëm se punonjësit marrin zgjidhje që ulin pagën me 40 përqind gjatë grevës. Për momentin kanë fituar vetëm kolegët nga Tetova, sepse greva e tyre ka filluar më herët. Tani po përgatiten zgjidhje të njëjta për të gjithë punëtorët që janë në grevë”, shtoi Deanoski.
Kujtojmë se punonjësit e Avokaturës Shtetërore të cilët kërkojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive që parashikon rritje shtesë të pagave me 30 përqind.
Nga Avokatura Shtetërore thanë se të gjitha prokuroritë në vend janë në grevë dhe se kjo do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.