Punimet në lagjen Gam-Gam vazhdojnë – Kasami: Tetova meriton infrastrukturë më të mirë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se punimet infrastrukturore në lagjen Gam-Gam po vijojnë me intensitet. Përmes një postimi, ai theksoi se investimet në këtë zonë janë pjesë e përpjekjeve të komunës për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe cilësinë e infrastrukturës në qytet.

“Puna në lagjen Gam-Gam vazhdon. Tetova meriton infrastrukturë më të mirë dhe ne po punojmë në këtë drejtim”, ka shkruar Kasami, duke theksuar angazhimin e administratës komunale për realizimin e projekteve publike.

Punimet në këtë lagje pritet të përfshijnë rregullimin e rrugëve, trotuarit, si dhe elemente të tjera të nevojshme për përmirësimin e standardeve infrastrukturore./TS/

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull